Transmetuar më 20-11-2018, 17:51

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka apeluar qeverinë shqiptare që të bëjë kujdes me Partneritetin Publik-Privat.

Në një konferencë për mediat, përfaqësuesi i FMN-së për vendin tonë kërkoi që qeveria të mos pranojë asnjë ofertë të pa kërkuar në këtë drejtim.

"Përdorimi i PPP-ve ofrojnë mundësi si përsa i takon përmirësimit të menaxhimit të projekteve, ashtu dhe sa i takon ndarjes së risqeve mes sektorit publik dhe atij privat. Ndaj dhe mund të quhet si një instrument legjitim që mund të ndjekë një qeveri për të bërë një menaxhim më të mirë të investimeve të veta publike.

Ka një numër të madh vendesh ku PPP janë përdorur dhe disa syresh kanë çuar dhe në probleme financiare për qeveritë për arsye se dorëzanitë apo garancitë e parashikuara në to janë dhënë në përdorim, çka ka çuar në rritje të shpenzimeve publike, por edhe ka pasur raste kur është bërë rinegociim i kontratave me një risk më të lartë për financat publike.

Për këtë arsye ne e kemi këshilluar qeverinë që të bëjë një vlerësim të kujdesshëm të tyre, të bëjë një vlerësim të risqeve që ato përfshijnë, t’i monitorojnë këto risqe si dhe të publikojnë një deklaratë të risqeve në mënyrë që edhe publiku të njihet me risqet ndaj të cilave ekspozohet buxheti për shkak të tyre.

Gjithashtu ne këshillojmë nxitjen e një procesi me oferta  konkurruese, duke mos pranuar më propozime të pa kërkuara për PPP-të", tha ai.

Ndërsa Ministri Ahmetaj nënvizoi se fakti që FMN i konsideron PPP si investime publike, i zhvesh ato nga denonicimi që u bën opozita. /k.k/noa.al/