Transmetuar më 20-11-2018, 17:33

Protesta e banorëve të “Astirit” ka vijuar edhe mbrëmjen e sotme me të njëjtën kërkesë, dëmshpërblim me vlerë tregu për banesat e tyre.

Banorët thonë se tek Autoriteti Rrugor Shqiptar kanë shkuar militantë të Partisë Socialiste dhe punonjës të administratës.

Kjo është dita e 17 që qytetarët bllokojnë rrugën në shenjë revolte kundër vendimit për prishjen e banesave.

Ndërkohë në rrugën afër shtëpive të tyre mungon energjia elektrike, dhe po ashtu ka nisur edhe prerja e pemëve.

Ende nuk ka një vendim nga institucionet për prishjen e objekteve për të vijuar me ndërtimin e “Unazës së Re”.

Edhe në këtë protestë, në mbështetje të banorëve, janë edhe deputetët e opozitës. /k.k/noa.al/