Transmetuar më 20-11-2018, 17:19

Një adoleshente në Francë ka ndërruar jetë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Gjithçka u shkaktua nga një karikues i vjetër me të cilin ajo karikonte telefonin.

Ajo e kishte marrë telefonin në tualet dhe shkoi për të parë një njoftim.

Por telefoni ra në tokë bashkë me karikuesin e amortizuar.

Telefoni ishte ende i lidhur me një karikues të vjetër që kishte kabëll të dëmshëm dhe u lidh drejtpërdrejt me një prizë elektrike.

Inferemierët arritën me urgjencë në vendngjarje, por nuk arritën t’i shpëtonte jetën. Mjekët besojnë se vajza vdiq nga një atak në zemër që u shkaktua nga goditja elektrike. /k.k/noa.al/