Transmetuar më 20-11-2018, 17:00

Ambasada Amerikane ka reaguar lidhur me dënimin e Emiljano Shullazit si dhe lënien në burg pa afat të Ervis Martinajt, duke shtuar se presin hetim të plotë për Saimir Tahirin, duke u zbatuar ligji në të gjithë hetimin e dosjes së ish-ministrit.

Në postimin e bërë publik në Facebook, Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë.

“Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit.

Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj.

Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë. #KushEKaRradhën”, shkruhet në postim. /b.l/noa.al/