Transmetuar më 20-11-2018, 15:34

Njerëzit që e kanë provuar, e dinë se infeksionet urinare të shpeshta, përvesçe shumë të dhimbshme, bëhen pengesë për vazhdimesinë normale të jetës, prandaj kontrolli i tyre është i domosdoshëm për të ruajtur cilesinë e jetës në gratë e predispozuara.

Pavarësisht se profilaksia me antibiotikë funksionon, shumë njerëz nuk duan të marrin antibiotikë për një kohë të gjatë dhe për fat të mirë, natyra na ofron një zgjidhje më pak dramatike.

Lëngu i boronicës së kuqe, ose Cranberry ka një efekt të jashtëzakonshëm mbi fshikezën e urinës pasi përmban në sasi të mëdha proantocianidina (PACs), një përbërës që ndalon rritjen e E.coli, bakteri më i zakonshëm që shkakton infeksionin.

Shumë studime kanë treguar se marrja e lëngut të përqëndurar të boronicës së kuqe apo tabletat e gatshme e ulin shumë përsëritjen e infeksioneve urinare në gratë e rrezikuara, si ato seksualisht aktive apo shtatzëna.

Edhe pse ka nje kosto më të lartë se antibiotikët, Cranberry ja vlen të përdoret si një alternativë efektive ndaj antibiotikëve, që vjen pa efektet e mëdha anësore të tyre.