Transmetuar më 20-11-2018, 15:18

Ajola Xoxa u bë nënë për herë të parë vetëm pak javë më parë. Kajan, erdhi në jetë për t’i ndryshuar plotësisht prindërit e tij, Ajolën dhe Erionin.

Por, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, ka vendosur që të bëjë një ndryshim tjetër, këtë herë në pamjen e saj të jashtme.

Bëhet fjalë për flokët! Ndryshimi është i dukshëm dhe tashmë mund ta pohojmë që Ajola është zyrtarisht pjesë e grupit të vajzave bionde.

Me një nuancë të re që i shkon vërtet shumë, Ajola shfaqet e kënaqur me ndryshimin e fundit, ndërsa shkëlqen e veshur në një fustan të zi, mjaft elegant./b.l/noa.al/