Transmetuar më 20-11-2018, 15:00

Familjarët e një peshkatari i janë drejtuar rajonit të policisë, lidhur me zhdukjen e tij. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në qytetin liqenor të Pogradecit.

Sipas nformacioneve paraprake shtetasi D.M., 58 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, mëngjesin e sotëm ka dalë për të peshkuar në liqen dhe nuk është kthyer në banesë.

Ndërsa ende nuk dihet për fatin e tij, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Kufitare ndodhen në vendin e ngjarjes ku po kryejnë kërkime me qëllim gjetjen e tij.

Deri tani kërkimet nuk kanë dhënë rezultat. Policia kufitare ka njoftuar edhe palën maqedonase, pasi dyshohet se varka mund të jetë shtyrë nga dallgë në pjesën tjetër të liqenit të Ohrit./b.l/noa.al/