Transmetuar më 20-11-2018, 14:38

Ndryshe nga sa mund të mendohet, kumbullat e thata kanë shumë pak kalori, nuk kanë sheqer shtesë dhe as yndyrë. Dhe për kompensim, ato janë të pasura me shumë fibra të cilat i bëjnë mirë organizmit.

Pikërisht në sajë të fibrave, kumbullat e thata garantojnë ndjesinë e ngopjes dhe heqin dëshirën për ëmbëlsira, të cilat shpesh çojnë në shtim peshe.

Dietologia italiane Evelina Flachi sugjeron ndjekjen e dietës së kumbullave, e cilat duhet ndjekur nga 5 deri në 7 ditë, për të humbur peshë.

Në mëngjes me stomakun bosh hani dy kumbulla të thata dhe më tej pini një gotë çaj jeshil ose një gotë kos, të shoqëruar me një frut të stinës.

Pas mëngjesit, konsumoni dy kumbulla të thata.

Në drekë, përgatisni oriz integral me pak kungull dhe karota dhe në mbyllje hani dy kumbulla të thata, shkruan noa.al.

Në darkë mund të shijoni një sallatë mikse, me rukola dhe arrë, të shoqëruar edhe me dy kokrra kumbulle. Për të shoqëruar vaktet, mund të përdorni dy lugë vaj ulliri në ditë. /a.y/noa.al