Transmetuar më 20-11-2018, 14:26

Ndërsa në vitin 2019, pritet një rikthim i fuqishëm i grupit, një prej këngëtarëve të “Spice Girls”, Mel B, ka rrëfyer disa sekrete tronditëse nga e kaluara e saj në autobiografinë “Brutally Honest” (Brutalisht e ndershme).

Ajo rrëfen se kur ishte pjesë e jurisë së ‘X Factor Uk’, tentoi vetëvrasjen pak ditë para finales së vitit 2014, në një periudhë kur kishte krijuar varësi nga kokaina.

Depresioni i saj ishte shkaktuar për shkak të raportit të dhunshëm me ish-bashkëshortin e saj, Stephen Belafonte.

Në librin i cili pritet të dalë në shitje në fund të muajit nëntor dhe prej të cilit mediat angleze kanë zbuluar një pjesë, këngëtarja 43-vjeçare, tregon detaje tronditëse nga lidhja torturuese me producentin kinematografik, me të cilën ka një vajzë Madison, e ardhur në jetë në vitin 2011.

“Thithja gjashtë viza kokainë në ditë. Ishte e vetmja gjë që më bënte të vazhdoja bashkëjetesën me ish-bashkëshortin. Isha një njeri i trishtë dhe patetik. Isha jashtë kontrollit. Por kokaina mbyste dhimbjen dhe më bënte që të harroja gjithçka”, tregon këngëtarja, shkruan noa.al.

Më pas tregon edhe momentin kulmor, “Ish-bashkëshorti kishte një video të nxehtë me të cilën mund të më shkatërronte. Doja të vdisja dhe gëlltita 200 aspirina”.

Në vijim kuptoi se vetëvrasja nuk ishte zgjidhja dhe se duhet të merrte jetën në dorë, duke shkuar në spital. Teksa kanë kaluar katër vite, këngëtarja duket se ka rigjetur qetësinë dhe është gati të ngjitet në skenë bashkë me vajzat e tjera të “Spice Girls”. /a.y/noa.al