Një person i dyshuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri” që vepronte në Shkodër, është ekstraduar drejt vendit tonë nga Hollanda,
Ai është Samet Halluni, 21 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, i dyshuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal “Bajri”.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol The Hage/Hollandë e ekstradoi të riun nga Amsterdami drejt Shqipërisë.
Kjo pasi ndaj tij Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale, “Shtrëngim për dhënie pasurie me anë të kanosjes ose dhunës, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal”.
Samet Halluni është anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri” dhe dyshohet që në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi ka kanosur me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë një sërë biznesesh në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona. /a.y/noa.al