Transmetuar më 20-11-2018, 14:01

Tiranë, NOA.al- Mbetemi nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme në të gjithë vendin duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent që në orët e para të mëngjesit.

Më të dukshme shirat paraqiten në zonat jugperëndimore të Shqipërisë.

Pasditja dhe nata sjellin dobësim gradual të reshjeve të shiut në të gjithë territorin e vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme duke ruajtur vlera konstante nga 2 deri 20 °C.

Era do fryjë mesatare në toke dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë. /a.y/noa.al