Transmetuar më 20-11-2018, 13:00
Armet e sekuestruara

Një person është vënë në prangat e policisë, i kapur me armë të rënda dhe armë të ftohta, ndërsa vëllai i tij po hetohet në gjendje të lirë, pas zbulimit që bëri policia, teksa kishin kanosur një person.

Bujar Qerrushi 34 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua nga policia e Krujës, gjatë kësaj të hëne.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për vëllanë e tij, A.Qerrushi 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ata akuzohen se në fshatin Larushk, Krujë në bashkëpunim me njëri- tjetrin, për motive të dobëta kanë kanosur më armë gjahu A.Xh., 57 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale materiale një armë gjahu tip Shotgan; 20 fishekë çifte; një thikë dhe një dorezë përforcuese grushti.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Krujës për veprat penale “Kansoja” në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. /a.y/noa.al