Transmetuar më 20-11-2018, 12:46

I shtir si mjeke psikiatre për vite me radhë, por në të vërtetë as që ishte diplomuar.

Kështu Zholia Alemi, mashtroi sistemin shëndetësor britanik për 22 vite me radhë, duke u shtirur si psikiatre dhe duke arritur që të punojë në spital.

Por fatkeqësisht gruaja me origjinë nga Zelanda e Re, nuk ishte diplomuar asnjëherë për mjekësi dhe për këtë arsye u denoncua për mashtrim.

E kishte nisur Universitetin e Auckland për mjekësi në vitin 1995, por e kishte braktisur brenda të njëjtit vit. Ajo e kishte ushtruar profesionin në mënyrë abuzive, dhe do kishte vijuar ta bënte, nëse i afërmi i një pacienti nuk do e kishte denoncuar kur e zbuloi, duke bërë që të dalë në dritë gjithë e vërteta.

Gruaja, kishte falsifikuar testamentin e një pacienti të prekur nga demenca, me synim që të përfitonte trashëgiminë prej 1.3 milionë sterlinash, por të afërmit e zbuluan dhe e denoncuan, shkruan noa.al.

Nga hetimet e kryera, rezultoi se Alemi nuk ishte specializuar në asnjë moment në psikiatri, madje nuk kishte asnjë diplomë universitare.

Siç raportojnë mediat angleze, gruaja ishte regjistruar në regjistrin mjekësor britanik, në sajë të një ligji që i lejon të diplomuarit për mjekësi në shkollat e vendeve të

Commonwealth, përfshirë edhe Zelandën e Re, të regjistrohen në bazë të kualifikimit të tyre, pa iu nënshtruar asnjë testimi.

Kontrollet ishin shumë të rralla dhe gruaja, arriti që të shtirej si psikiatre, në sajë të autocertifikimit të rremë. Pas zbulimit ajo u shkarkua nga puna në vitin 2017, ndërsa këto ditë po mbahet procesi gjyqësor ndaj saj. /a.y/noa.al