Transmetuar më 20-11-2018, 12:31

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri në një dalje për mediat ditën e sotme, kërkoi që partitë politike të bëjnë transparencë lidhur me financimin për fushatën zgjedhore për zgjedhjet vendore të 23 qershorit që vjen.

“Me dekretin e Presidentit lidhet edhe një detyrim për partitë për të bërë transparencën e plotë të financimit. Raportet depozitohen pas zgjedhjeve, por financimi bëhet sot. Nëse partitë e lënë për pas zgjedhjeve atëherë standardi nuk do të arrihet dot, do të ketë financim ilegal dhe përdorim të parave për qëllime të kundërligjshme”, tha Zguri.

Ai deklaroi se sfida përballohet me sukses kur zgjedhjet nuk janë vetëm çështje e

institucioneve.

“Sfida do përballohet me sukses, kur partitë politike, sidomos ato administrative, do të pranojë që raportet ligjore nuk formojnë privilegj apo avantazh. Për këtë arsye kërkoj vëmendjen e partive politike të respektojnë Kodin Zgjedhor për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. KQZ ka hartuar module, të aksesueshme në faqen e internetit. Këto module

trajnimi vlejnë jo vetëm për komisionerët dhe numëruesit, por dhe stafeve të

partive, grupeve vulnerabël etj.,” u shpreh Zguri.

Ai shtoi se kjo është rruga më e mirë që çështjet të shihen si themelore për qytetarët aktivë.

Në vijim ai iu bëri thirrje shtresave aktive, që të ndjekin kurset e trajnimit për

administratorë zgjedhorë.

Ndër të tjera shtoi se bashkëpunimi me KQZ është detyrim si për KQZ edhe për partitë që marrin pjesë në administrimin e zgjedhjeve, është parakusht i suksesit. /a.y/noa.al