Transmetuar më 20-11-2018, 12:07

Një operacion i rëndësishëm antidorgë i policisë së Venezia në Itali, në bashkëpunim me atë spanjolle dhe Austriake, ka vënë në pranga 20 persona, si pjesë e një organizate kriminale të përbërë nga italianë, moldavë, ukrainas dhe shqiptarë.

Operacioni nisi në orët e para të kësaj, të marte më 20 nëntor, ku gjatë tij u sekuestruan objekte dhe pasuri të patundshme me vlerë, rreth 1 milion euro.

Hetimet ndaj këtij grupi kriminal kanë nisur qysh në muajin prill 2017, kur u zbulua një grup që importonte drogë nga Spanja drejt Italisë.

Në vijim të hetimeve janë sekuestruar mbi 200 kilogramë lëndë narkotike, e cila transportohej me taksi dhe autobusë nga Spanja drejt Italisë.

Grupi kriminal vepronte kryesisht në zonën e Venezia, Padova, Trevizo dhe Vicenca.

Aktualisht hetimet janë në vijim, për të zbuluar persona të tjera që mund të jenë të përfshirë në këtë grup kriminal. /a.y/noa.al