Transmetuar më 20-11-2018, 11:53

Ata janë lidhur bashkë fare të vegjël, rreth një vit më parë u martuan dhe në muajin korrik u bënë me vajzën Ajka.

Ditën e sotme aktori i humorit Besart Kallaku feston 33-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të shënuar për të, bashkëshortja Xhensila Myrtezaj i ka bërë një prej urimeve më emocionuese të të gjitha kohërave.

Teksa ka publikuar disa nga fotografitë e tyre më të bukura, ajo shkruan:

“Çfarë jam pa ty? Asgjë.

Në të mirë dhe në të keq ti gjithmonë je krah meje. Në çdo frymëmarrje, në çdo hap të jetës time, dhe në çdo moment që do jetoj, dua ta jetoj me ty përgjithmonë. Kjo ditëlindje është magjike për në. 33 vite jetë, 33 vite buzëqeshje, shpresë, mirësi, besnikëri për këdo që ka qenë pranë teje.

Ky 33 vjetor të gjeti më të plotësuar se kurrë më parë, ashtu siç e kishe imagjinuar veten që në vogëli. E gjitha çka uroj për ty është shëndet, unë do përpiqem ta bëj jetën tënde sa më të qetë dhe të bukur, ashtu siç ti gëzon ditët tona.

Të lutem qëndro me ne pak më shumë, me ne gocat që kur të kaloj dhe pak kohë, do zihemi se kush të ka dhe kush të do më shumë”. /a.y/noa.al