Transmetuar më 20-11-2018, 11:40

Ajo është një prej moderatoreve që bën zgjimin e një pjese të mirë të shqiptarëve, për shkak se emisioni i saj transmetohet në mëngjes.

Bëhet fjalë për Pranvera Borakaj, moderatoren e emisionit “7 pa 5”, e cila ka rënë pre e një situate gazmore.

Në një nga emisionet e mëngjesit, në pritje të një lidhje Skype, ajo ka shpërthyer keq në të qeshura.

“Kam përshtypjen se kemi një problem teknik. Këto janë gjëra që ndodhin në transmetimin live”, është shprehur Borakaj, duke mos mbajtur dot të qeshurën.

Më tej pavarësisht se ka tentuar të vijojë emisionin për pak sekonda ia ka dalë, por ka shpërthyer sërish në të qeshura, edhe më keq se herën e parë. /a.y/noa.al