Transmetuar më 20-11-2018, 11:29
Sander Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është ndalur ditën e sotme në Gjirokastrës, për të zhvilluar një takim me strukturat e policisë së këtij qarku.

Mësohet se ky është një takim prezantues i Lleshaj, dhe ka si synim vendosjen e disa piketave në luftën kundër krimit të organizuar.

Kjo ndalesë vjen në kuadër të turit të tij të takimeve, me drejtuesit e policisë në të gjitha qarqet.

Më herët ai është takuar me drejtuesit e policisë së Shkodrës, Elbasanit, Durrësit dhe Lezhës.

Pas afro një jave shqyrtim, Presidenti Ilir Meta të premten në mbrëmje vendosi që të shpallë dekretin që i jep Lleshajt emërimin si ministër i Brendshëm, pas refuzimit të parë. /a.y/noa.al