Transmetuar më 20-11-2018, 11:16

Një person është vënë në prangat e policisë së Fierit, i akuzuar për goditje për shkak të detyrës.

Astrit Shanaj, 57 vjeç, banues në Fier, u vu në prangat e policisë së Fierit, gjatë kësaj të hëne.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se në institucionin e Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier, ka kërkuar shërbim për të cilin nuk kishte bërë aplikim më parë.

Më tej pas konfliktit me fjalë ka goditur me grushte brenda institucionit, juristin, shtetasin D.H., 30 vjeç.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. /a.y/noa.al