Transmetuar më 20-11-2018, 10:39

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë ka bërë sekuestrimin e disa pasurive që rrjedhin nga burime jo të ligjshme, të dyshuara si të ardhura nga krimi dhe konkretisht nga fusha e narkotikëve.

Në vijim të punës hetimore në ngarkim të shtetasit J.J., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale”, u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit në zbatim të vendimit të 17 nëntorit, të Gjykatës së Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë e mëposhtme:

-Dy apartamente banimi në lagjen “10 Korriku” Vlorë

-Dy ambiente shërbimi – dyqan, në lagjen “Pavarësia” Vlorë

-Dy vende parkimi në lagjen “Pavarësia” Vlorë

-6 garazhe të ndryshme në lagjen “10 Korriku” Vlorë dhe automjet tip BMW.

Vlera totale e këtyre pasurive arrin deri në 360 mijë euro.

Dyshohet se pasuritë e sekuestruara janë përfituar si pasojë e veprimtarive të shtetasit J.J., në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Aktualisht Policia e Shtetit po vijon punën për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve që rrjedhin nga veprimtari kriminale. /a.y/noa.al