Transmetuar më 20-11-2018, 10:22

Një person është vënë në prangat e policisë, i dyshuar për vjedhje nëpër lokale.

I arrestuari është Adriatik Dudumi, 39 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i tij u bë pasi në dy lokale të qytetit jugor, ka vjedhur një telefon celular të markës “Samsung J3” si dhe një portofol me 5.200 lekë.

Dudumi u arrestua gjatë kësaj të hëne, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për ndjekje të mëtejshme si dhe për zbardhjen e rasteve të tjera ku mund të jetë i përfshirë. /a.y/noa.al