Transmetuar më 20-11-2018, 09:16

Presidenti Ilir Meta jep një mesazh të rëndësishëm në ditën ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve.

Ai thotë se kjo ditë frymëzon për të bashkuar përpjekjet në ndihmë të fëmijëve.

“Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve, na frymëzon të bashkojmë përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit, mirëqenien, arsimimin e respektimin e të drejtave të fëmijëve, si dhe për të parandaluar çdo formë dhune, abuzimi e shfrytëzimi të tyre”, shkruan Meta.

Ai shprehet krenar që sot, në këtë ditë të rëndësishme, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” organizon një seancë dhurimi gjaku.

Gjithçka do të bëhet për fëmijët talasemikë dhe jo vetëm, duke përcjellë mesazhin se mbrojtja e jetës dhe përkujdesi për shëndetin e tyre duhet të jetë misioni ynë i përhershëm. /a.y/noa.al