Transmetuar më 20-11-2018, 08:17

Dy shkëmbinj janë shkëputur nga një faqe mali, në zonën e Torovicës në Lezhë.

Mësohet se rrëzimi i tyre ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, duke përfunduar pranë një shtëpie.

Për shkak të reshjeve të dendura, nuk përjashtohet mundësia që të ketë rrëshqitje të tjera, duke bërë që familja të jetë në rrezik.

Në fotografi mund të shihni edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë se rreth një vit më parë, në zonën e Torovicës, humbën jetën tre persona, për shkak se një shkëmb i shkëputur nga mali goditi mjetin me të cilin udhëtonin. /a.y/noa.al