Transmetuar më 20-11-2018, 07:58

Ajo është një prej femrave më të bukura në vend, me një pamje për tu patur zili dhe e kuruar gjithë kohës.

Por ish-Miss Albania, Suada Sherifi, ka pranuar ndërhyrjet në fytyrë.

Gjithçka teksa iu është përgjigjur ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

“Kam bërë vetëm buzët, por nuk është operacion plastik, janë mbushës. Por jam bërë pishman se ma keni shpifur duke më thënë se kam bërë operacione plastike. Sikur jam e gjitha plastik”, shkruan ajo.

Më tej shton se pavarësisht se çfarë thonë, ndihet më natyrale se kurrë.

Kujtojmë se Suada u bë nënë e se voglës Deisy në mes të muajit shtator të vitit 2016, por vijon të ruajë një pamje të freskët. /a.y/noa.al