Transmetuar më 20-11-2018, 07:42

Aktori i humorit, Rezart Veleshnja është një prej më të pëlqyerve në spektaklin e humorit “Portokalli”.

I ftuar këtë të hënë në “360 Gradë” ai zbuloi bisedën me gazetarin Arian Çani pas imitimit të tij.

“Arjanin kur e kam takuar më thoshte ‘pse kështu jam unë?’ Dhe më shikonte. Nuk e imagjinoj as vetë të jem këtu. Njerëzit që kemi imituar, kanë qenë dashamirës. Unë për vete kam dëshirë të më imitojnë”, u shpreh Rezarti.

Ai shtoi se Ariani është skeptik me veten e tij.

Më tej Veleshnja tha se personazheve mund të mos u pëlqejnë rrethanat ku futen gjatë imitimit, por shtoi se për vete do dëshironte shumë që të shikonte dikë ta imitonte. /a.y/noa.al