Transmetuar më 19-11-2018, 23:41

“Gruevski iku kollaj se është i shkurtër… por Rama e ka më të vështirë të fshihet se është i gjatë”.

Kjo është batuta e radhës e Dashamir Shehit në studion e ‘A’ me Adi Krastën në News24.

Duke komentuar pjesë pikante të debatit të javës nëpër ekrane, Shehi foli për paralelizëm midis fatit të ish-kryeministrit të Maqedonisë dhe kryeministrit të Shqipërisë.

Për sulmet e analistëve ndaj opozitës, Dash Shehi zgjedh një tjetër batutë:

“Mos t’raftë qeleshja dhe në të raftë, mos u kthe me e marrë” duke e lidhur kështu edhe me një farë kulture që sipas tij ekziston ndër shqiptarë, sulmin ndaj të dobëtit.