Transmetuar më 19-11-2018, 23:21

Ish kryeministri Sali Berisha ka hequr një vijë paralele mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe ish kryeministrit Nikola Gruesvki, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas arratisjes së tij nga Maqedonia përmes tokës shqiptare.

I ftuar në emisionin 5 pyetje nga Babaramo, Berisha u shpreh se ashtu si Gruesvski edhe Rama ka blerë të njëjtën makinë me të njëjtin çmim të ish kryeministrit maqedonas, vendim i cili i kushtoi dy vite burg Gruesvskit tashmë të arratisur nga drejtësia.

"Pse po dënohet Gruevski, e di? Se ka importuar Benz të blinduar, si Rama për veten e tij.

Rama kur u bë kryeministër, kishte makinë, jo perfekte por ishte. Më vonë, bleu një për vete. Si Gruevski.

Mori makinën e parkut të delegacioneve. Bleu tjetër, para 1 viti e gjysëm me çmimin e Gruevskit. Identik me të njëjtin çmim e bleu Rama.

I ka bërë nder për shkak të krimit të përbashkët me Gruevskin? Për këtë duhet të pyesim Edi Ramën", u shpreh Berisha.