Transmetuar më 19-11-2018, 22:29
Bebe Rexha, foto ilustruese

Këngëtarja e njohur shqiptare është mërzitur shumë sepse i kanë vjedhur diçka me shumë vlerë për të.

Bebe Rexhës i ka humbur varësja që mbante gjithmonë vënë, dhe ajo mbante emrin e saj.

Ajo dyshon se varësja i është vjedhur në aeroport dhe këtë e tregon nëpërmjet një statusi në rrjetin e saj social “Twitter”.

“Dikush më ka vjedhur varësen time “Bebe”, jam shumë e lënduar”,-shkruan Bebe.

Ajo ka një kërkesë për të gjithë ndjekësit e saj:

“Nëse dikush e sheh varësen time duke u shitur në internet, ju lutem më lajmëroni. Mos e blini atë”, -shkruan këngëtarja në “Twitter”.