Transmetuar më 19-11-2018, 20:59

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv komenton dekretin e presidentit Ilir Meta për emrin e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm.

Nga pikëpamja kushtetuese, thotë Berisha, Meta duhej ta dekretonte Sandër Lleshajn, me çdekretimin e tij si ushtarak, por nga ana morale, vijon ish-kryeministri, ministri i ri i Brendshëm është letër e djegur.

Berisha thotë se Rama tentoi të marrë edhe kompetencat e Presidentit.

Ish-kryeministri i referohet deklaratës së Ramës ku i sugjeronte Metës dekretimin e njëkohshëm si të lirimit si ushtarak edhe të dekretit si ministër.

Sipas tij, dekreti i Lleshit nga Meta u bë në kushte in-extremis, ndërsa shton se ministri i ri i Brendshëm do qëndrojë në këtë detyrë në shkelje me Kushtetutën.