Transmetuar më 19-11-2018, 20:54

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Peqin.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme, në fshatin Bicaj.

Sipas burimeve policore, një 15-vjeçar me inicialet, G.B., është vetëplagosur me armë zjarri.

Ai është transprtuar në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe si pasojë ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka sekuestruar pistoletën në cilësonë e provës materiale.

Në momentin e vetëplagosjes, G.B., ka qenë në banesën e tij, i shoqëruar nga dy kushurinjtë e mitur, pasi prindërit ndodheshin jashtë Shqipërisë.

Dy kushurinjtë e mitur po merren në pyetje në prani të psikologes. /a.k/noa.al/