Transmetuar më 19-11-2018, 20:38
Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje shqiptare nga Kosova ka ndodhur në Kroaci.
Gruaja e cila humbi jetën në aksident mësohet se ishte nga Prizreni.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur ditën e sotme, në në autostradën “A1”, në drejtim të Zagrebit.
Në automjetin që u aksidentua ndodheshin nënë e bijë.
Sipas raportimeve nëna ka mbetur e vdekur ndërsa vajza ka marrë lëndime.
Policia ka bërë të ditur se për shkak të këtij aksidenti një segment i autostradës është mbyllur për një kohë të caktuar./a.k/noa.al/