Transmetuar më 19-11-2018, 20:24

Identifikohet 15-vjeçari shqiptar që humbi jetën në një aksident tragjik në Greqi.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se ai është Enriko Buzani, që humbi jetën në aksidentin e regjistrua në qytetin Kyparissia.

Adoleshenti kishte marrë fshehurazi makinën e të atit dhe bashkë me dy shokë të tij kishin dalë për xhiro.

Për fat të keq, të tre mbetën viktimë e kësaj ngjarjeje.

Në makinë së bashku me shqiptarin ndodheshin dy shokët e tij, Niko Trialona 15 vjeç, me origjinë greke, dhe Kristo Mertai, me origjinë bullgare.

Tre adoleshentët ishin lojtarë të klubit të futbollit “Kyparissia”, dhe konsideroheshin si talente.

Ata u përplasën me një furgon në aksin kombëtar Pirgo-Methoni, pranë Terpsitheas, jashtë Kiparisias. /k.k/noa.al/

Aksident me tre të vdekur në Greqi, mes tyre një shqiptar