Transmetuar më 19-11-2018, 19:55

Kryeministri Edi Rama, ka përdorur një fotomontazh që tallej me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, imazh i publikuar nga “Brryli…”, një faqe në Instagram që ironizon personazhe politikë dhe dukuri të ditës.

Por duket se tallja i është kthyer mbrapsht, pasi tek e njëjta faqe ku Rama mori dhe ripublikoi në Instagramin e tij Bashën si të plakur në opozitë deri më 20131, është publikuar një tjetër fotomontazh, edhe më therës që e shihni më poshtë.

Fotomontazhi tregon Ramën të përkulur tek ekspozita e tij në Gjermani dhe shoqërohet me tekstin: “Nuk e kuptoj dot se çfarë vlere ka një ekspozitë e krye*arit shqiptar në vendet e huaja për shqiptarët”.

Më tej lëshohet edhe ky koment: “Domethënë ky përfaqëson të gjithë piktorët shqiptarë? Ky domethënë është modeli?”

Fotomontazhi erdhi pasi më herët Rama publikoi në Instagramin e tij fotot e mëposhtme nga ekspozita që hapi këto ditë në Gjermani. /noa.al/

Lexoni dhe: Ironia e Ramës, me kryedemokratin Lulzim Basha