Transmetuar më 19-11-2018, 19:17

Do ishte e denjë për skenarët e filmave, por kjo situatë është regjistruar në mes të rrugës dhe është reale.

Policia e Arkansasit në SHBA, ka shpërndarë këto pamje të pazakonta.

Oficerët e policisë u përplasën me armë zjarri me një shofer, pasi ky i fundit refuzoi t’i përgjigjej thirrjes për të ndaluar.

Agresori Luis Cobos Cenobio hapi zjarr papritur me një pistoletë në Uashington County, pasi oficeri i policisë Brett Thompson i bëri thirrje të ndalonte pas një shkelje në trafik.

Policia bën me dije se i pandehuri i armatosur hapi zjarr papritur me breshëri plumbash në drejtim të policisë, duke shkaktuar disa vrima në mjetin e forcave të rendit.

Sipas policisë, Thompson ndaloi automjetin me dy pasagjerë ndërsa po udhëtonte poshtë Steele Road, Tontitoën.

Megjithatë, kur oficeri shkoi për t’iu afruar makinës, shoferi hapi menjëherë derën dhe filloi të qëllonte.

Incidenti zgjati vetëm 53 sekonda.

Cenobio i plagosur u arratis nga vendi i ngjarjes, por më pas u arrestua në 11 nëntor në Springdale, Arkansas, dhe u dërgua në spital. /k.k/noa.al/