Transmetuar më 19-11-2018, 18:34

Sa përpjekje po bëni për të humbur kilet e tepërta? Ndoshta dhe po lodheni nga dieta që ndiqni. Nëse po kërkoni zgjidhje të tjera, qoftë dhe më të lehta, ajo e ujit ndoshta është për ju.

Keni dëgjuar të flitet ndonjëherë për të? Kjo terapi dobësuese është bërë popullore në botën perëndimore vitet e fundit.

Sipas Doctor Oz, para çdo vakti duhet të pish të paktën një gotë ujë. Nëse e zbaton gjithmonë si recetë, rezultatet do të jenë mahnitëse.

Kjo mënyrë të ndihmon për të mbushur stomakun, por edhe eliminon shtimin e dhjamit në zonën e barkut.

Një gotë ujë para çdo vakti do të ulë ndjeshëm kaloritë që merr trupi gjatë ditës duke të krijuar edhe një ndjesi qetësie në stomak!

Këshilla të tjera

Shtoni shumë pak kripë ujit, për të lehtësuar hidratimin e trupit. Dhe nëse doni një pije më të pasur keni frutat e freskëta apo dhe perimet jeshile./b.l/noa.al/