Transmetuar më 19-11-2018, 18:14

Këngëtarja e njohur e grupit “Spice Girls”, Melanie Brown ka rrëfyer ngjarjen e rëndë, kur tentoi për vetëvrasje në vitin 2014 duke marrë një dozë të lartë qetësuesish.

Ajo ka qenë e martuar me Stephen Belafonte, i cili abuzonte me të fizikisht, verbalisht dhe emocionalisht. Këngëtarja ndihej e shkatërruar emocionalisht dhe larg familjes.

“Më bëri të ndihesha e shëmtuar dhe e urryer, i njëjti njeri që më premtoi të më donte dhe të më mbronte, bashkëshorti dhe menaxheri im, Stephen”, -është shprehur ajo.

Pasi mori mbidozën e qetësuesve, Mel e kuptoi që nuk dëshironte të vdiste dhe nxitoi për në spital. Po ashtu, ajo ka treguar se ndihej e turpëruar me miqtë dhe familjen, prandaj e kishte të vështirë t`u drejtohej për ndihmë.

Fatmirësisht, këngëtarja shpëtoi pa dëme serioze në shëndet, madje pavarësisht shenjave, disa ditë më vonë u shfaq në “X Factor”.