Transmetuar më 19-11-2018, 18:10

Mungesa e ndriçimit në rrugë për pak sa nuk ka shënuar viktimën e radhës në vendin tonë.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vlorës, ku një person ka mbetur i plagosur.

Policia bën me dije zyrtarisht se i lënduar ka mbetur drejtuesi i automjetit, i cili humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Ai ka marrë disa lëndime në trup pas përplasjes së makinës me trafikndarësen e rrethrrotullimit.

Shkak i aksidentit ka qenë mungesa e ndiçimit në zonë, mungesa e sinjalistikës për orientimin drejt rrethrrotullimit, si dhe mendohet se automjeti ka qenë mbi shpejtësinë e lejuar. /k.k/noa.al/