Transmetuar më 19-11-2018, 17:43

Ka degjeneruar në përplasje me policinë protesta e qytetarëve të zonës së “Astirit”.

Pasi shembën rrethimin e njërit prej kantiereve të ndërtimit të Unazës së Re, policia ndërhyu duke i penguar të bllokonin rrugën.

Në terren janë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA për të parandaluar incidente.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë edhe deputetë të opozitës, të cilët deklarojnë se ka edhe disa të shoqëruar në komisariat.

Kjo është dita e 16 e protestës së qytetarëve që kërkojnë dëmshpërblim të plotë për banesat e tyre. /k.k/noa.al/ 

Banorët e “Astirit” dalin në protestë, bllokojnë rrugën