Transmetuar më 19-11-2018, 16:32

Prej disa ditësh, juglindja e vendit është përfshirë nga reshje intensive të dëborës, të cilat vazhdojnë ende në qarkun e Korçës.

Situata është shoqëruar me probleme në qarkullimin rrugor, ku mësohet se në Dardhë është bllokuar rruga si pasojë e një orteku.

Masivi i dëborës ka rënë në rrugën Boboshticë-Dardhë, në vendin e quajtur “Muri i Musait” dhe ka bllokuar rrugën në të dyja senset.

Ndërkohë, për të mbajtur situatën në kontroll janë dy borëpastruese dhe dy fadroma, të cilat po punojnë për zhbllokimin e rrugës.

Si pasojë e dëborës vijojnë problemet me qarkullimin në aksin rrugor Korçë-Kapshticë. Situata vazhdon të jetë e rënduar, ndërsa qarkullimi i makinave bëhet vetëm me zinxhirë./b.l/noa.al/