Transmetuar më 19-11-2018, 15:58

Pak kohë pas vdekjes së 27-vjeçarit Enea Ftoj në Komisariatin e Korçës, i ati i tij ka dorëzuar prova të reja në Prokurori,  c’ka vërtetojnë sipas tij dhunën që ka ushtruar policia ndaj djalit të tij. Tomorr Ftoj thotë se ka dorëzuar në Prokurori CD dhe filmime ku duket dhuna në trupin e të ndjerit Enea Ftoj.

“Provat e reja vërtetojnë dhunën e policisë ndaj djalit tim. Çova  në Prokurori CD me filmime ku duket dhuna në trupin e Eneas. I kërkova prokurorisë të pyesë si dëshmitar  gruan të cilën grabiti Enea, pasi gruaja ka parë kur policia dhunoi Enean në mes të Pazarit. Unë akuzoj 8 policë të Komisariatit të Korçës për vdekjen e djalit. Policia fshehu rrobat dhe këpucët me gjak të Eneas”- thotë ai ati i të ndjerit.

Kujtojmë se familjarët kanë kundërshtuar ekspertizën mjeko-ligjore për vdekjen e 27-vjecarit, i cili ishte ndaluar me akuzën e vjedhjes dhe gjeti vdekjen ne ambientet e Komisariatit të Korçës.

Vdekja e të riut nga Korça, mbahet protesta para ministrisë së Brendshme

Vdekja e të riut në komisariat, dalin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore

Enea Ftoj nuk është i vetmi, një tjetër korçar rrëfen dhunën në polici

Pse vdiq Enea Ftoj, policia: Nuk ishte mirë, i dhamë diazepam

Përcillet për në banesën e fundit i riu që vdiq në komisariat, familjarët në protestë

Vdekja e të riut në Korçë, reagon Basha: Vrasje makabre brenda komisariatit

Ekspertiza mjeko – ligjore rrëzon policinë e Korçës: Në trupin e të riut ka shenja dhune

Misteri i vdekjes së të riut në komisariat, publikohet foto që vërteton dhunën