Transmetuar më 19-11-2018, 15:19

Gurët në veshka janë një problem i rëndë shëndetësor që prek 10% të popullsisë dhe krijohet si pasojë e mungesës së dehidratimit, mbipeshës, regjimit ushqimor të varfër, stilit sedentar të jetesës etj. Më poshtë do gjeni dy metoda natyrale që shpërbëjnë dhe eleminojnë gurët në veshka:

Vaj ulliri dhe lëng limoni

Përzierja e përftuar nga bashkimi i lëngut të limonit dhe vajit të ullirit është një ndër trajtimet më efikase për parandalimin e gurëve në veshka. Kjo përbërje natyrale ka veti diuretike dhe antioksiduese që çtoksikon gjakun dhe eleminon mineralet e tepërta nga urina. Në një shishe të errët qelqi shtoni 500 ml vaj ulliri ekstra të virgjër dhe 500 ml lëng limoni të freksët. Mbyllni shishen dhe pasi ta keni tundur disa herë, duke u siguruar që mbyllja është tërësisht hermetike, lëreni për një javë në një vend të errët ku nuk ka dritë. Pini nga një lugë gjelle esëll në mëngjes derisa lëngu të mbarojë plotësisht/ Pas një jave pushim mund të filloni sërish trajtimin.

Birrë dhe limon

Birra ka aftësi antiinflamatore që eleminon kristalinat prej acidi urik brenda sipërfaqes së veshkave dhe lehtëson urinimin e menjëhershëm. Në një enë shtoni 200 ml birrë, 1 gotë lëng limoni të freskët, gjysmë gote vaj ulliri dhe disa gjethe nga pema e ullirit. Pasi t’i përzieni mirë e mirë të gjithë përbërësit, lëreni përzierjen të pushojë për 12 orë dhe më pas filtrojeni. Pijeni 2 lugë gjelle në ditë, para mëngjesit dhe pas mëngjesit.