Transmetuar më 19-11-2018, 14:11
Dashamir Xhika

Çështja në ngarkim të ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika i ka kaluar Gjykatës së Tiranës.

Kjo pasi Gjykata e Krimeve të Rënda, ka shpallur mos kompetencë për gjykimin e çështjes.

Gjithçka pasi ndaj Xhikës ka rënë akuza e korrupsionit, dhe tashmë do të përballet vetëm me veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Kujtojmë se Xhika u arrestua në 2 shkurt, nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Ish-kreu i ARRSH dhe dy ish-vartësit e tij Aksel Qorduku dhe Albens Alite, akuzohen për abuzim gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Ata akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 54 milionë dollarësh. /a.y/noa.al