Transmetuar më 19-11-2018, 13:48

Nga Vjena ku mori pjesë në forumin për Ballkanin Perëndimor, “Ekonomia takohet me politikën”, Kryeministri Edi Rama falënderoi kancelarin austriak, Sebastian Kurz, për politikën e tij me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne jemi shumë të përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe jemi shumë mirënjohës për punën mbikëqyrëse të komisionerit Johanes Hahn. Jemi duke u përballur me sfida e bashkëpunimit dhe kuptojmë se është një proces që asgjë nuk është e lehtë, por jam i sigurtë se ne do t’i kalojmë problemet, dhe do u japim njerëzve atë që meritojnë”, u shpreh Rama.

Po ashtu ai shprehu mirënjohje ndaj kancelarit Kurz për qasjen europiane dhe “këtë luftë të dëshpëruar për të liberalizuar vizat e Kosovës”.

Nga ana e tij kancelari austriak tha se mbështetja e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor është një nga prioritetet e Presidencës dhe se do bëhet e pamundura për ti ndihmuar në rrugën e integrimit. /a.y/noa.al