Transmetuar më 19-11-2018, 13:11

Zonja e parë e Amerikës, Melania Trump, nuk kursehet aspak por përfundon në syrin e ciklonit sa i takon shpenzimeve të kripura të saj.

Mediat amerikane shkruajnë se Melania ka shpenzuar plotë 174 mijë dollarë, për një ditë të kaluar në Toronto të Kanadasë, në një hotel ku qëndroi vetëm pasdite, dhe madje nuk fjeti as natën.

Një shifër thuajse e dyfishuar në raport me 95 mijë dollarë të paguara prej saj për gjysmë dite në hotelin Intercontinental Cairo Semiramis, në kryeqytetin e Egjiptit, në përfundim të turit të saj në Afrikë.

Pas kërkimit të shpjegimeve prej mediave, zyra e Melania sugjeroi që ti drejtohen departamentit të shtetit, shkruan noa.al.

Por zëdhënësja e saj, Stephanie Grisham, tha se shpenzimet janë të gjitha lidhur me masa sigurie, kura mjekësore, komunikim dhe nevoja logjistike të eskortës që shoqëron zonjën Trump gjatë vizitës zyrtare. /a.y/noa.al