Transmetuar më 19-11-2018, 12:53

Një aksident tragjik i ndodhur pasditen e kësaj të diele në Itali, i kushtoi jetën një vajze shqiptare.

Viktima është 19-vjeçarja Arijana Seferi nga Kosova, e cila humbi jetën teksa udhëtonte me të atin me makinë në rrugën Strada Carboni në Villarotta, të Emilia Romagna.

Për shkaqe ende të paqarta, makina me të cilën udhëtonin babë e bijë një “Fiat Bravo”, u përplas me një makinë tjetër të drejtuar nga një indian 53-vjeçar.

Që të dy makinat përfunduan jashtë rrugës në një rrëpirë.

Arijana gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa babai i saj dhe drejtuesi i mjetit tjetër, u dërguan në spital të plagosur.

Lidhur me shkaqet e aksidentit, autoritetet italiane vijojnë hetimet. /a.y/noa.al