Transmetuar më 19-11-2018, 12:12

E kishte detyruar që të shtirej si i paftë dhe për këtë arsye vrau të ëmën, e ndihmuar nga i dashuri i saj. Është kjo historia e Gypsy Rose Blanchard, një vajze amerikane nga Missouri e cila aktualisht është 27 vjeçe.

Ajo u bë e njohur në të gjithë botën për krimin e saj, ndërsa këtë të enjte pranoi fajësinë në seancën gjyqësore, teksa i dashuri Nicholes Godejohn 29 vjeç, është ende në proces.

Nëna e Gypsy, i kishte bërë të gjithë të besonin se e bija ishte me aftësi të kufizuara për të mbledhur para, teksa gjithçka rezultoi mashtrim.

48-vjeçarja kishte thënë se vajza ishte prekur nga një sërë problemesh fizike dhe patologji të cilat nuk e lejonin që të ishte e pavarur.

Ishin të shumtë njerëzit që i kishin ardhur në ndihmë, kur në të vërtetë Gipsy ishte shumë mirë. Por e vërteta doli në dritë, pas vrasjes së nënës nga vajza dhe i dashuri i saj.

Vajza mori përsipër fajësinë, duke shfajësuar të dashurin për krimin e ndodhur në qershor të vitit 2015, por ndaj tij procesi gjyqësor është në vijim.

48-vjeçarja u gjet e pajetë në shtëpi, ndërsa policia ra në gjurmët e vajzës, ku dhe u zbulua se ajo gëzonte shëndet të plotë dhe ndodhej në shtëpinë e të dashurit.

Dyshohet se gruaja vuante nga sindromi Münchausen, një çrregullim mendor që përfshin personat që pretendojnë se fëmijët e tyre kanë probleme fizike, për të tërhequr vëmendjen mbi vete. /a.y/noa.al