Transmetuar më 19-11-2018, 10:11

Fytyra dhe historia e Hina Saleem është rrënjosur thellë në memorien e shumë njerëzve. Drama e saj goditi opinionin publik italian, pasi u vra nga vetë familja e saj, për shkak se nuk ishte një myslimane e devotshme dhe e bindur.

Faji i Hina e cila u vra 12 vite më parë në Ponte Zanano të Sarezzo, provincë e Brescia në Itali, ishte sepse donte të jetonte si perëndimore.

Por për Hina nuk ka paqe as e vdekur. Fotografia e varrit të saj, e vendosur nga një donator anonim, u hoq nga i vëllai Suleman.

“Nuk ishte mirë, nuk ishte fotografi siç duhej. Ne nuk i lejonim dot vetes një lapidar, pasi në shtëpi jemi 15 persona dhe mes tyre punoj vetëm unë që jam korrier dhe nëna ime”, thotë ai.

Teksa falënderon donatorin, ai saktëson se fotografia e motrës nuk duhej, kjo pasi Islami nuk i lejon portretet e të vdekurve, mirëpo Suleman shkon më tej.

“Do zgjedh një fotografi më të përshtatshme për të kujtuar time motër, një ku të duket më e mbuluar”, thotë ai, shkruan noa.al.

Në fotografi vajza shihet me barkun dhe shpatullat zbuluar, dhe një kanotiere e cila për shkak të materialit të saj i lejon që të duken gjinjtë, ndërkohë që flokët i ka lëshuar.

Dhuruesi i lapidarit ka vendosur hënën dhe yllin e flamurit turk, me dedikimin “Familja jote”. Vajza u vra nga i ati në verën e vitit 2006, kur ishte vetëm 20 vjeçe.

I ati e vrau me thikë para se ta varroste në oborrin e shtëpisë me ndihmën e disa të afërmve, deri kur u zbulua. Kur Hima u masakrua dhe varros, Suleman ndodhej në Pakistan bashkë me të ëmën Bushra. /a.y/noa.al