Transmetuar më 19-11-2018, 09:51

Policia e Shkodrës thotë se ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të çastit, ku një person ka qëlluar në ajër me pistoletë.

Nga ndërhyrja e policisë dhe efektivëve të repartit “Shqiponja”, u arrestuan në flagrancë Enton Dushaj, 33 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”;

Kristian Shkambi, 26 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër për veprën penale “Moskallëzim krimi”; Ardit Bajramaj, 27 vjeç, banues në fshatin Llazan, Malësi e Madhe, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe Eduard Bajramaj, 38 vjeç banues në fshatin Llazan, Malësi e Madhe, për veprën penale “Moskallëzim krimi”

Arrestimi i tyre u bë pasi mbrëmjen e djeshme, e diel, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, në një lokal, Enton Dushaj, është konfliktuar me Eduard Bajramaj.

Pas kësaj Enton Dushaj, në largim e sipër ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri, pistoletë.

Me marrjen e njoftimit, ka ndërhyrë policia duke arrestuar dy personat e përfshirë në konflikt, si dhe dy shokë të tyre për moskallëzim krimi.

Aktualisht vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit të përdorur nga Enton Dushaj, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al