Transmetuar më 19-11-2018, 09:35
Foto ilustruese

I vihet eksploziv makinës së drejtorit të Hekurudhave Shqiptare. Mësohet se poshtë makinës së Ani Dyrmishit, është vendosur një sasi lënde plasëse.

Konkretisht në lagjen nr.4 të Durrësit, poshtë mjetit të tij është gjetur një shishe e mbushur me lëndë eksplozive.

Po ashtu pranë saj është gjetur edhe një telefon celular.

Dyrmishi e ka pikasur lëndën plasëse para se të hipte në mjet, duke parandaluar pasojat e rënda.

Dyshohet se lënda plasëse është vendosur poshtë makinës, në vendin e shoferit.

Ndërkohë më herët Ani Durmishi ka mbajtur detyrën e drejtorit të zyrës së Pasurive të Paluajtshme, siç njihet ndryshe Hipoteka Durrës. /a.y/noa.al

Paralajmërim! “Shishja-eksploziv” në makinën e drejtorit të Hekurudhës, nuk rezulton lëndë plasëse