Transmetuar më 19-11-2018, 09:24
Vendi ku u gjet shqiptari

Një emigrant shqiptar është gjetur i vdekur pranë piazza Novelli, në Milano të Italisë.

Viktima është identifikuar si Ardjan Sulo 47 vjeç, i cili u gjet i vdekur mëngjesin e kësaj të diele në një stol ku mendohet të ketë kaluar natën.

Sulo i cili prej vitesh kishte emigruar në Itali, nuk e kishte njërën këmbë dhe për të lëvizur përdorte një karrocë.

Shqiptari dyshohet të ketë gjetur vdekjen nga i ftohti, pasi prej kohësh endej rrugëve si endacak.

Madje një ditë para se të ndërronte jetë ai kishte kërkuar ushqim në një kishë aty pranë. /a.y/noa.al